Presidentja Osmani takohet me shqiptarët në Teksas

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me shqiptarët në Teksas

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar shqiptarët të cilët jetojnë në Teksas.

Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-në.

“Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.

Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat