Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike, Rezarta Krasniqi ka kujtuar faktin se Kosova në Ditën e Evropës shënon muajin e 11 të sanksioneve.
Ajo vlerësoi se në vend se këtë datë ta festojmë me ndonjë njohje apo anëtarësim në ndonjë organizatë, duhet të vuajmë nga trinomi Kurti-Osmani-Konjufca që në bashkërendim nuk po bën asgjë të mirë.
Postimi i plotë:
Në Ditën e Evropës Republika e Kosovës feston muajin e 11 të sanksioneve nga vendet e BE-së.
Republika e Kosovës gjithmonë është njohur si një nga vendet më pro evropiane në Ballkan dhe një shtet demokratik në miqësi të përhershme me ShBA dhe BE. Qasja e gabuar nga Qeveria Kurti ka sjellur për herë të parë përplasje të ashpra me BE-në dhe si pasojë jemi në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.
Në vend se këtë datë ta festojmë me ndonjë njohje të re ose anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare ne gjindemi nën sanksione nga vendet e BE-së, kushtëzime të reja për KiE që vijnë si rrjedhojë e premtimeve të trinomit Kurti-Osmani-Konjufca dhe raporte të rrënuara me Bashkimin Evropian dhe ShBA.
Si shoqëri e kemi obligim që Kosovën ta bëjmë pjesë të të gjitha organizatave ndërkombëtare, të anëtarësohemi në BE, si garanci për tëardhmen tonë demokratike dhe në NATO për garancën e sigurisë në vend dhe mbarë Ballkanin.
Republika e Kosovës e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton rrugën evropiane për qytetarët tanë.