Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar kushtin e Bashkimit Evropian që ta dërgojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese si kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në lidhje me këtë është diskutuar në “Pressing”, ku gazetari Dukagjin Gorani i tha përfaqësuesve të PDK-së e të AAK-së se nuk duhet të ketë premtime jorealiste pasi draft-statuti nuk ndryshohet.
Por Bernard Nikaj nga PDK-ja premtoi publikisht se me një qeveri tjetër ky draft statut mund të ndryshohet
“Unë jam i bindur edhe po të premtoj publikisht që një qeveri tjetër e ndryshon draftin përmes një angazhimi konstruktiv”, ka thënë Nikaj.
Më pas edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja tha që ky draft-statut mund të ndryshojë.