Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, duke u thënë se nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.
Në faqen e Ambasadës është publikuar linku për regjistrim, derisa thuhet se regjistrimi asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë.
“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë.
Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë. Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.