Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryeministri Albin Kurti për një takim më 13 maj.
“Jemi në shqyrtim të pjesëmarrjes”, ka thënë për median zëdhënsi i AAK-së, Lulezim Blaka.
Deri më tani është PDK që ka pranuar ftesën, derisa nga LDK kanë refuzuar që t’i shkojnë Kurtit në darkën e së hënës.
Në ftesën e Kurtit është thënë se në këtë takim do të diskutohet rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.