Asociacioni është një nga çështjet më të diskutuara në vend, dhe jo vetëm.
Ndërkombëtarët po bëjnë presion të madh mbi kryeministrin Albin Kurti për themelimin e tij dhe dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese.
Madje, kishte ‘parashikime’ se këtë Kurti do ta bënte me 10 maj, këtë e deklaroi gazetari Lirim Mehmetaj dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton “Bota sot”.
E deklaratat e Vuçiqit dhe Mehmetajt i rikujtoi profesori Enver Bytçi.
Ai në një postim në facebook ironizioi me Mehmetajn duke thënë se:
“Ata që punojnë për Serbinë e thonë vetë!”
Postimi i plotë
“Dëgjo bir, më thoshte xhaxhai, po nuk tregove ti vetë se kush je, askush nuk të njeh“!
Ata që punojnë për Serbinë e thonë vetë!