Profesori Sadri Ramabaja përmes një postimi në Facebook ka treguar ‘frikën’ kryesore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai u shpreh se antarësimi i Kosovës në NATO është shqetësimi real i Vuçiqit.
“Shqetësimi i vërtetë i Serbisë është fakti se, anëtarësimi i Kosovës dhe ai i Bosnjës në NATO, e bën të pamundur aneksimin me forcë të këtyre vendeve dhe i jep fund ëndrrës për realizimin e “Botës serbe””, shkroi ndër të tjera Ramabaja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Antarësimi i Kosovës në NATO - shqetësimi real i Vuçiqit
Kur Serbia, nëpërmjet Vuçiqit dhe mbështetësve të tij, kërkon që Këshilli i Europës dhe BE-ja e NATO të mos bëjnë hapa që do të shpjenin drejt pranimit të Kosovës, duke rikujtuar se është në pritje të ndryshimeve gjeopolitike si në rastin e Nagorni Karabahut, për të rikthyer armatën në Kosovë, si duhet kuptuar këtë paralajëmrim? A ka vërtet frikë Vuçiqi nga një shtrëngim rrathësh të NATOs rreth trupit të Serbisë? A është pranimi i Bosnjës e Hercegovinës dhe ai i Kosovës në NATO një kërcënim ushtarak për Serbinë? Natyrisht se jo, por shqetësimi i vërtetë i Serbisë është fakti se, anëtarësimi i Kosovës dhe ai i Bosnjës në NATO, e bën të pamundur aneksimin me forcë të këtyre vendeve dhe i jep fund ëndrrës për realizimin e “Botës serbe”.