FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin ‘’Ujku Alfa’’

Aktuale

FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin ‘’Ujku Alfa’’

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:52
FSK

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa”.

Bëhet e ditur se objekti i këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, zvarritje (dry), ecje (blank) dhe vrapim (live).

Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada amerikane.

Të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit”, thuhet në një njoftim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat