Porfirije: Herët ose vonë do të hapen dyert e Patrikanës së Pejës

Aktuale

Porfirije: Herët ose vonë do të hapen dyert e Patrikanës së Pejës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:45
Patriarku serb Porfirije

Patriarku serb Porfirije ka thënë sot në hapjen e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe që autoritetet e Prishtinës nuk e kanë lejuar atë dhe kryepeshkopin që të tubohen në Patrikanën e Pejës.

Ai po ashtu ka deklaruar që herët ose vonë ky manastir do të hapet për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, shkruan Tanjug.

Porfirije po ashtu ua ka rikujtuar të pranishmëve që liturgjia ishte paraparë të mbahej sot në Pejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat