Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot Anders Fogh Rasmussen, ish-shefin e NATO-s, njëherit tani kryetar i “Rasmussen Global”, firmës ndërkombëtare të konsulencave politike.
Në Samitin në Kopenhagë për Demokraci, ku dhe u takua me Russmussen, presidentja Osmani ka thënë se kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkuhstimin e palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike.
“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe”.
“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në “X”.