Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme për të shkuar në zgjedhje.
Megjithatë, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, tha se mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është që kryeministri Albin Kurti të shkarkohet.
“Diskutuam për përgatitjet tona për zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato, për komisionarët, vëzhguesit etj.
Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK insiston që mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është që Kurti të shkarkohet”, tha Mustafa para gazetarëve pas një takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me anëtarët e partisë.