Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se sot Kosova e ka humbur momentumin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Musliu – Shoshi shkroi se dështimi është i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Donika Gërvallës.
Musliu – Shoshi potencoi se faturat e hargjimeve të tyre i paguajnë qytetarët.
“Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës. Faturat e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari”, shkroi ajo.