Prishtina: Ndryshimi i emrit të UP-së do të ndikonte në imazhin e tij

Aktuale

Prishtina: Ndryshimi i emrit të UP-së do të ndikonte në imazhin e tij

Më: 14 maj 2024 Në ora: 19:48
Mehmet Prishtina

Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina ka thënë se ndryshimi i emrit të Universitetit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në imazhin e tij.

Ai ka thënë se nëse bëhet një veprim i tillë do të i humbet relevanca institucionit, pasi sipas tij kjo është një nisme e keqe.

Po do të ndikonte negativisht në imazhin e Universitetit. Unë mendoj që po, gjithsesi, se nëse ne çdo 10 vite ne bëjmë një ndryshim në emërtim të një Universiteti, siç është ai i Prishtinës atëherë edhe i humbë relevanca dhe vjen deri tek zbehja. E thash edhe më herët, se ne duhet që të fokusohemi në ngritjen e nivelit akademik, të luftohet plagjiatura, gjithçka e mbrapshtë që funksionin brenda këtij institucioni”, ka thënë ai.

Tutje, Prishtina tha se ky është një problem politik dhe rruga është e gabuar.

Emri “Hasan Prishtina” i Universitetit të Prishtinës ka shkaktuar polemika për javë të tëra, pasi rektori i këtij universiteti, Qerim Qerimi, kishte përmendur në media mundësinë e largimit të emrit të veprimtarit “Hasan Prishtina” nga ky institucion i arsimit të lartë.

Hasan Prishtina ka qenë aktivist e veprimtar i shquar nga Kosova. Ai ishte lindur më 1873 në Vushtrri, ndërsa ka vdekur më 13 gusht 1933 në Selanik të Greqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat