Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në prag të zgjedhjeve nacionale në vend ka ngre alarmin për keqpërdorim të votës në diasporë.
Zemaj ka thënë se në zgjedhjet e kaluara ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e VV-së në qendrat e votimit në diasporë.
“Kam dëgjuar se ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje…Hapje të emailave, votim familjar, votim ne emër të 30-40 vetëve, do të thotë ka qenë një far organizimi që tash është i minuar dhe duhet kontrolluar.
Besa edhe i financuar nga ato aferat që dolën më vonë të disa parave që dyshohet se janë të pista ose janë menaxhuar vetëm për fushatë elektorale”, ka thënë Zemaj.