Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se do të ishte e ndershme që kryeministri Albin Kurti të kërkojë dorëheqje.
“Ne e kemi parë që ky kryeministri është dorëzuar në ushtrimin e mandatit të tij, i besuar prej Kuvendit dhe si votë që e ka maksimalizuar në zgjedhjet e fundit. Si mungesë e kësaj përgjegjësie është e udhës mbi të gjitha është e ndershme të jap dorëheqje dhe atëherë të kërkojë votë mbi ato mundësi që të cilat ai mund t’i ketë në të ardhmen”, ka thënë Zemaj.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se kryeministri Kurti është duke kërkuar një momentum të viktimizimit për shkuarje në zgjedhje.
“Kjo shumicë parlamentare dhe ky kryeministër ka diku më shumë se 6-7 muaj që ka kërkuar njëfarë lloj amnistie, ose momentumi të viktimizimit, ose një moment kur ai mund të kërkojë shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme, nga dështimet që i ka pas në dy-tri procese”, ka thënë Zemaj.