Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë se nuk është prezantuar ndonjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të institucioneve të sistemit të mbyllur.
‘’Të paktën zyrtarisht nuk është prezantua asnjë vendim i tillë apo ndryshim i bazës ligjore, që rekomandon armatosjen e këtij personeli. As drejtori e askush nuk mundet me marrë vendime autoritare. Së pari duhet parë cila është baza ligjore, a ka reformim të ligjit dhe pastaj të vendoset diçka e tillë’’, deklaron ai.
Berisha thotë se për të marr një vendim, duhet ndryshoj baza ligjore dhe që sipas tij ka procedura për këtë.
‘’Burgjet janë të kategorive të lartë, burgjet e sigurisë me të lartë normal që duhet kenë pajisje më adekuate. Së pari duhet ndryshohet baza ligjore për të marr vendime tjera. Ju e dini ka pasur fenomen të ndryshme për ato burgje’’, thekson ai.
Deputeti Berisha thotë se nëse një vendim i marr nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani nuk ka qenë i bazuar në ligj apo dokument zyrtar, do të shqyrtohet ai vendim.
‘’Duhet të ketë procedura ndryshimi e jo të merren vendime në kokë në vete. Nëse nuk është i bazuar në ligj, në një dokument zyrtar, atëherë është vendim i ngutshëm i cili do të shqyrtohet’’, përfundon Berisha.