Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobrunja ka vdekur dje në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Sipas policisë vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë / 14.05.2024-11:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka shkaktuar vetë-aksident. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.