Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, është takuar këtë të mërkurë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në njoftim thuhet se Allen ia ka përmendur Vuçiqit, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës, e cila sipas saj duhet të behet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Nënsekretarja Allen nënvizoi rëndësinë e progresit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të kundërshtuar kërcënimet ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, si agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”, tha ajo.
Pwrvec Serbinë, Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, pritet të vizitojë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Bosnjë e Hercegovinën.