Kurti në Mal të Zi ia kërkon live këtë gjë Vuçiqit, ka edhe një porosi për BE-në - i pakënaqur edhe me Bosnjën

Aktuale

Kurti në Mal të Zi ia kërkon live këtë gjë Vuçiqit, ka edhe një porosi për BE-në - i pakënaqur edhe me Bosnjën

Nga: Bota sot Më: 16 maj 2024 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 10:23 më 16.05.2024
Fotoja familjare e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Kurti krah Ramës

Kurti në Mal të Zi flet për axhën e tij që ishte i burgosur politik, përshëndet në shqip kushërinjtë

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka folur pak për historinë e axhës së tij në Mal të Zi si i burgosur politik nga regjimi i Millosheviqit.

Kurti këtu përmendi edhe burgosjen e tij, derisa në cilësinë e kryeministrit falënderoi Malin e Zi që u bë strehë e shqiptarëve që po iknin nga gjenocidi më 1999.

“41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga një fshat  Sukobin, që është në komunën e Ulqinit, në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviqit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik, sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Malin e Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas. Tani jam përsëri në Kotorr pas disa vjetësh të konferencave të ndryshme si kryeministër i Kosovës për herë të parë dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që axha im është i lirë dhe i shëndoshë në Sukobin”.

Pasi foli edhe për Procesin e Berlinit dhe Planin e Rritjes, në fund të konferencës, Kurti përshëndeti në shqip kushërinjtë e tij në Mal të Zi.

 “Përshëndetje, të gjithë atyre që kuptojnë shqip, posaçërisht kushërinjve të mi prej Sukobinës deri në Ulqin”.

Kurti nga Kotori: Presim njohje të Kosovës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Kotor.

Ai tha se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor, derisa theksoi se pret “njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Takimi i tretë i planit të bashkimit evropian është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe diskutuar si mund të integrohen më tej duke bërë reforma në shtëpi por në të njëjtën kohë për të parë si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programit për mbështetje dhe programi i BE-së për rritje që në të njëjtën kohë na ofrojnë çasje në tregun unik të Bashkimit Evropian. Shënojmë dhjetë vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë dhe gjithashtu presim edhe njohjen nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Kurti u shpreh i pakënaqur me faktin që “Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për të cilën jemi pajtuar 18 vjet më parë”.

Në samit diskutohet për planin e rritjes, ku po marrin pjeseë liderët e rajonit, përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së.

Kurti: Në dhjetë vjetorin e Procesit të Berlinit presim njohje të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për medie ka vlerësuar se Samiti i Kotorit është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre të mëtejshëm në BE.

“Takimi është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe për të diskutuar se si mund të integrohen më tej duke i bërë reformat në shtëpi dhe në të njëjtën kohë për të parë si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programeve për mbështetje dhe nga programi i BE-së për rritje që në të njëjtën kohë të na ofrojë qasje në tregun unik të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, kryeministri ka rikujtuar se sot shënohet 10 vjetori i Procesit të Berlinit, derisa e ka konsideruar të rëndësishme njohjen e ndërsjellë të të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gati për fillimin e Samitit të liderëve

Në njërin nga hotelet në Kotorr të Malit të ZI janë bërë përgatitjet për të pritur liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët në ambient të hapur do të deklarohen për media në fjalët përshëndetëse, para se të fillojnë diskutimin në panel, raporton RTKlive.

Rene Troccaz i dërguar i Francës për Ballkanin Perëndimor do të marrë po ashtu pjesë në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor!.

Në këtë takim që mbahet në Kotorr të Malit të Zi pritet të marrë pjesë edhe ndihmës sekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Ndryshe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit "Situata aktuale dhe planet e së ardhmes - Plani i ri i rritjes.

Image

Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.

Punimet e këtij samiti, do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal.

Aty do të shikohet dhe të gjenden mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, me theks të veçantë përforcimin e mbështetjes së fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Përpos Kurti, aty do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.

Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE

Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Në këtë takim që mbahet në Kotorr të Malit të Zi pritet të marrë pjesë edhe ndihmës sekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Ndryshe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit "Situata aktuale dhe planet e së ardhmes - Plani i ri i rritjes

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat