Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për nisjen e hetimeve nga prokuroria për tenderët njëburimor në Qeverinë Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo është shprehur optimist se mekanizmat e drejtësisë do ta kryejnë si duhet punën e tyre.
“Prokuroria Speciale paska nisur hetimet për tenderët sekret të Qeverisë Kurti!
Shpresoj shumë që i gjithë mekanizmi hetues, akuzues e gjyqësor të kryej punën në nivelin më të lartë profesional!”, ka shkruar ajo.