Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve.
Ai ka thënë se nëse do të mblidhen të gjitha letrat bashkë do të dilte një libër “bukur i mirë”.
“Me i mbledhë krejt këto letra që i kanë dërgu këta në dy vjetët e fundit, me i bë libër, bukur mirë del. Prej asaj të Lajçakut që Lajcaku është agjent rus, nja 10 faqe, e letrës së krerëve, e kësaj letre, janë qëndrime që kanë ndryshu jashtëzakonisht shumë”, tha Ahmeti.
Sonte po diskutohet për letrën e Gërvallës dërguar Këshillit të Evropës, për të cilën presidenca ka thënë se Osmani nuk është konsultuar dhe se nuk e përkrah atë.