Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas Tahirit, pushteti ofroi Asociacionin, por mori grushte nga Gjermania, Franca dhe Italia.
Tutje siç u shpreh ajo pushteti e rrëzoi Kosovën në dy gjunjë.
“.. E rrëzuan Kosovën në dy gjunjë, kurrë Kosova nuk ka lejuar të rrëzohet as në luftë as në paqe deri sot - është një porosi kur deveja i thotë pronarit para se ta përfundon jetën që të gjithë e dimë – në këtë gjendje të mjerueshme kemi rënë – fatkeqësi katastrofale..” tha Tahiri.