Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajrojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ajo para gazetarëve ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është publikuar deklarara e Baerbock ku ajo kërkon që çdo kush që ka përgjegjësi në Kosovë duhet duhet të bëjë gjithçka që shumica e nevojshme në favor të Kosovës arrihet së shpejti.
This foundation of values has appeal - especially for young democracies. All those involved & everyone responsible in Kosovo must now do everything to ensure that the required majority in favour of Kosovo's accession to the Council of Europe is achieved soon. @ABaerbock 3/4
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) May 17, 2024
“Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në faqen zyrtare.