Maqedonci: ​FSK tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

Aktuale

Maqedonci: ​FSK tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:39
FSK

Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se stërvitjet po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojës ushtarake dhe ndërveprimit me shtetet partnere.

“Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Republikës së Turqisë, qëllimi i të cilit ushtrim është shkëmbimi i përvojës ushtarake dhe ndërveprimi me shtetet partnere.

Ushtarakët tanë kanë përfunduar fazën e parë, ndërsa në fazën e dytë parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat