Politologu boshnjako-amerikan Jasmin Mujanoviq ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë evropiane nuk e pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës, ato nuk do të mbrojnë “të drejtat e pakicave”.
Sipas tij, BE-ja kësisoj po çon ujë në ‘mullirin’ e autokratit Aleksandër Vuçiq.
"Nëse demokracitë evropiane nuk e pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës, ato nuk do të mbrojnë “të drejtat e pakicave”. Në vend të kësaj, ata do të transportojnë ujë për regjimin satelitor kryesor të Putin në Evropë, autokratin Vuçiq", ka shkruar ai në X.
Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare që kërkuan anëtarësimin e Kosovës në KIE.