Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Në platformën e tij në “X”, euroteputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën.
Ai ka ritheksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.
“Sot@coeShtetet anëtare – me fatkeqësisht një rol të rëndësishëm- dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i plotëson të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në #KE”, ka shkruar ai