Opinionisti Sulejman Mehazi ka thënë se BE-ja së shpejti do të shkapërderdhet, duke u përçarë.
Sipas tij, disa shtete do të shkojnë me Rusinë disa me SHBA-në, duke thënë se kjo po vrehet hapur në Kosovë.
“Prandaj Kurti i guximshëm shkon rrugës së Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Britania e Madhe dhe Anglia duke parë BE-n e padrejtë dhe hileqare u largua nga kjo bashkësi e korruptuar, kjo tregon jetëshkurtësinë e BE-s që së shpejti do shkapërderdhet e përçahet në dy anë, disa shtete me Rusinë, disa shtete me SHBA-n, kjo vërehet hapur në Kosovë.
Prandaj Kurti i guximshëm shkon rrugës së Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.