Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të Qeveria Kurti ka vetëm dështime dhe nuk ka arritje.
”Sa i përket dështimit kjo tashmë është dëshmuar nga vetë Qeveria që është dorëzuar përballë proceseve që ka Kosova në arenën ndërkombëtare, si dialogu me Serbinë e deri me sanksionet. Ne kemi shumë dështime dhe nuk kemi asnjë arritje’’, thotë ai.
Beqa për fushën e diplomacisë, deklaron se deri tani nuk ka ndonjë njohje dhe asnjë anëtarësim.
‘’Nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dështimi i fundit është mos anëtarësimi në KiE. Kemi dështim si në raport të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Është shumë e gjatë lista e dështimeve’’ potencon deputeti Beqaj.
Ndërkaq për proceset e brendshme, deputeti i PDK-së, thotë se ka problem me ligjin, shtrenjtim të energjisë, mungesë punësimi e mungesë të investimeve kapitale.
‘’Nga brenda kemi probleme me sundimin e ligjit, kemi shtrenjtim të energjisë elektrike, kemi mungesë punësimi, kemi mungesë të investimeve kapitale. Kjo Qeveri as projektet e qeverive të kaluara nuk ka arritur që të i vazhdoj’’, deklaron deputeti Hajdar Beqa.
I vetmi ‘’sukses’’ i Qeverisë Kurti, për deputetin e PDK-së, mbetët ndryshimi i ‘’lukut’’
‘’Me një fjalë është Qeveri e dështimit, për sukses nuk e di që ka përveç se ka ndryshuar ”lukun”, veturat dhe garderrobën. Kisha dashur të ketë suksese por nuk ka’’
Ai për fund thote se duke i ditur këto dështime, PDK po kërkon zgjedhje.
‘’Për këtë PDK po kërkon zgjedhje të reja’’ përfundon ai.