Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim, Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Takimi po mbahet i mbyllur për media.
Chulick është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Vizita e saj ka të bëjë me çështjet kritike për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në platformën X.