Humolli: E dëmshme të rrëzohet qeveria pa dhënë llogari ndaj qytetarëve

Aktuale

Humolli: E dëmshme të rrëzohet qeveria pa dhënë llogari ndaj qytetarëve

Më: 20 maj 2024 Në ora: 18:14
Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli duke folur lidhur me mundësinë që të bëhet shpërndarja e Kuvendit, ka thënë se në kuptimin politik diçka e tillë është e dëmshme.

Humolli vlerëson se rënia e qeverisë aktuale pa dhënë llogari ndaj qytetarëve të vendit, është e dëmshme.

Ai ka konsideruar se Kuvendi i Kosovës nuk i ka kryer obligimet ndaj qytetarëve, ku sipas tij, pozitë – opozitë kanë bërë garë mes vete, pozita nuk ka përmbushur premtimet e fushatës, opozita nuk ka bërë presion ndaj saj, për t’u realizuar fjala e dhënë për qytetarin.

“Në kuptimin politik është e dëmshme për momentin nëse qeveria aktuale, institucionet aktuale rrëzohen pa dhënë llogari para qytetarëve. Për arsye se Kuvendi i Kosovës prej momentit kur e ka marrë mandatin nuk e ka kryer obligim ndaj qytetarëve. Shumica ka qenë në shpërputhje me atë që i ka thënë në fushatë qytetarëve, kurse opozita nuk ka qenë korrekte t’i bëjë presion qeverisë që t’i realizojë fjalën e dhënë qytetarëve. Më shumë është bërë garë politikë mes vete” është shprehuar ai.

Ndërsa, për Humollin nëse rrëzohet kjo qeveri pse s’po zbaton marrëveshjet e padrejta të kërkuara nga perëndimi, është jo korrekte dhe goditje ndaj interesit të Kosovës.

“Me u rrëzuar qeveria dhe me u shpërnda Kuvendi për shkak se nuk është dëgjuar burokracia evropiane është jokorrekte. Është një goditje ndaj interesit të Kosovës. Nëse rrëzohet kjo qeveri pse nuk i ka zbatuar disa marrëveshje të padrejta që kanë bërë presion shtetet perëndimore kundër popullit të Kosovës, popullit shqiptar dhe nuk i bëjnë presion as Serbisë për të bërë asociacion të shqiptarëve, as Maqedonisë, as Greqisë kurse i bën presion Kosovës për ta lënë një derë qelë që Rusia me ndikuar në Ballkan kurdo”, ka shtuar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat