Që nga dita e premte është bërë e ditur se i dënuari Enver Sekiraqa është arrtisur nga burgu, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion rreth tij.
Arratisja e tij u komentua si e dyshimtë pasi ndaj tij ishin marr vendime të ndryshme ndër vite.
Aktivitisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi ka krahasuar qëndrimin e Sekiraqës në burg, me Astrit Deharin, aktivistin e Vetëvendosjes që u vra në burg. Ai shkruan në Facebook se po të ishte në arrest shtëpiak Astriti, ai do të ishte sot i gjallë.
“Astriti mbahej në parabuburgim me 2 vrasës dhe një plaçkitës padrejtësisht për 78 ditë dhe po të i ipej arresti shtëpiak sot do e kishim gjallë. Kurse Enver Sekiraqa i dënuar nga shkalla e dytë për 25 vjet u lëshua në arrest shtëpiak për të ikur. Njëri kriminel ordiner, tjetri pika e djalit, njëri jeton në liri, tjetri i mbuluar nga dheù. Njëri patriot, tjetri aktivist i LDKsë. Kjo është tmerr i tmerrit”, shkruan ai në facebook.