Aksioni i Policisë së Kosovës në Bankën Postare të Kursimeve në veri të vendit, nga njohës të sigurisë në Kosovë po cilësohet si elektoral.
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-ministri për komunitete, Milazim Gashi, tha se me këtë aksion Qeveria është munduar të ketë avantazhe më të mëdha politike, ani pse tha se një veprim i tillë është proklamuar nga kjo qeveri edhe më herët.
“Te pjesa legale Qeveria e Kosovës ka shumë të drejtë për shkak se e ka proklamuar këtë element shumë më herët, por te pjesa e dytë me serbë lexohet se është 100 për qind me konotacion politik që të krijoj avantazhe më të mëdha”, u shpreh Gashi.
Por, ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se ligjërisht veprimi i qeverisë së Kosovës në këtë drejtim është në rregull, por shtoi se duhet t’i ketë parasysh tri veprime:
“Në aspektin ligjor është në rregull sepse aty nuk është repsektu ligji por çdo veprim të cilin e merr qeveria duhet të ketë parasysh tri veprime: Faktorin ndërkombëtar, faktorin serb dhe faktorin e brendshëm dhe këto çështje kanë karakter kombëtar nuk kanë karakter elektoral dhe kauzat elektorale të cilat nuk i bënë vetëm kjo qeveri i kthesh bumerang andaj kauzat kombëtare nuk duhet t’i kthejmë në akuza elektorale”, u shpreh Kadriu.