Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”.
Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar, ajo ka bërë me dije se Kurti do të duhej të bëhej kryeministër i lekut dhe jo i dinarit.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti po hynë në histori si kryeministër i dinarit.
“Kryeministri i dinarit – në vend të ishte kryeministër i lekut për të cilin premtoi dhe mori shumicën e votave - po hynë në histori për dinar”, ka shkruar Tahiri.