Marrëveshja ndërkombëtare për shfrytëzimin e burgjeve në Gjilan vazhdon të jetë temë diskutimi.
Pasi Kuvendi dështoi ta votojë të njëjtën, Qeveria e miratoi sërish ditën e djeshme.
E sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim virtualisht me ministrin e Drejtësisë në Danimarkë.
Fotografitë i ka publikuar Haxhiu, ku shihet edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.