Misioni i OSBE-së ka deklaruar se i ka parë me shqetësim mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të vendit dje gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
“OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si lehtësues i dialogut Beograd-Prishtinë, për të gjetur një dakordim përpara për trajtimin e transaksioneve me para të gatshme”.
“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet në reagim të OSBE-së.
Edhe BE dhe Departamenti amerikan kanë reaguar në lidhje me këtë.