Madje, edhe partia në pushtet nuk është pro kërkesës së PDK-së, ani pse janë të gatshëm për zgjedhje.
Kështu po thotë të paktën, deputeti i mazhorancës, Halil Thaçi.
“Nuk mendoj që është koha të shpërbëhet Kuvendi. Ne si Qeveri e Kuvend jemi duke i shtyrë proceset përpara, nuk është koha për shpërbërje të Kuvendit. Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërbërje të Kuvendit.
Zgjedhje duhet të shkojmë në afatin ligjor se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, deklaron Thaçi.