Nga të shtënat me armë zjarri, sonte në Pejë, kanë mbetur të plagosur tre persona, babai me dy djemtë e tij.
Plagosjen e tre personave në Pejë e ka konfirmuar prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.
“Nga të shtënat më armë zjarri tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar si tentim vrasje”, ka thënë Qavolli.
Qavolli tha se të plagosurit janë familjarë mes vete (babai dhe dy djemtë e tij).
Sipas prokurorit autori i plagosjes ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia është në kërkim të tij.
Të plagosurit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për trajtim mjekësor