Grupi i kriminelit Milan Radoiçiç, i mbështetur nga zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, rrezikon të destabilizojë Kosovën.
Këtë e thotë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Sa i përket deklaratave të aleatëve të Kosovës për operacionin në veri për mbylljen e bankave ilegale serbe, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se mund të jenë një rrezik për të frymëzuar grupet ekstremiste.
Ibishi shton se me qeverinë e re në Beograd janë fuqizuar disa fronte të strukturave ilegale, por ajo që përbën rrezik është veprimi në tërësi i “Botës Serbe” që mund të destabilizoi mbarë rajonin.