Bylbyl Duraku i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, ka rrëfyer për ngjarjen që ndodhi më 22 maj të vitit 1999.
Ai ka thënë se pamjet e asaj dite kanë qenë të tmerrshme.
Duraku ka thënë se fusha e sportit të burgut, u kthye në fushë të vdekjes.
“Numri i madh viktimave është bërë në fushën e sportit, por ka pas snajperistë që kanë goditur njerëz. Ka qenë fushë e vdekjes aty”, ka thënë ai.
Duraku ka thënë se në çdo pjesë të burgut kishte të vrarë apo të plagosur.
I mbijetuar i kësaj masakre ka thënë se ndien brengë që nuk kishin mundësi të ndihmonin të plagosurit.
Ai ka treguar se më 24 maj u transferuan në burgun e Lipjanit, ku edhe atje kishte vazhduar maltretimi dhe kushtet ishin tepër të rënda.
Duraku ka thënë pas transformimit në Burgun e Dubravës ishte rrahur e maltretuar ku ishte thyer edhe “nofulla”, ku nuk ka marrë asnjë ndihmë mjekësore.
Mbi 100 shqiptarë u vranë në këtë masakër nga forcat serbe.