Analisti Artan Muhaxhiri ka përmendur dy skenaret që sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të largohet.
”Kurti mund të largohet vetëm me dy skenar, seknari i pari presioni i padurueshm ndërkombëtarë që po ashpërsohet shumë, skenari i dytë që ta ketë ai një siguri se çfarë mund të ndodh pas zgjedhjeve”.
Muhaxhiri tha se në asnjë skenar politikë nuk e sheh se LVV-ja do i fitojë 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
”Nuk besoj që do i fitojë 50% sërish për disa arsye, faktori i parë është Vjosa Osmani në zgjedhjet e kaluara ajo ka fituar 300 mijë vota, një pjesë e konsiderueshme e votave kanë qenë vota të saj. Kanë qenë vota të cilat njerëzit për herë të parë e kanë votuar VV-në”, tha ndër tjera Muhaxhiri.