Kreu i Republikës Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i nxitur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, një ditë para votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara ka thënë se nesër do të propozojë një ndarje paqësore të Republika Srpskas nga Bosnje e Hercegovina.
Dodik ka thënë se këtë do t’ia propozojnë nesër Qeverisë një propozim të tillë në seancën që do ta mbajnë për Srebrenicën.
Pas kësaj ka reaguar analisti Driton Tali.
Ai i bërë thirrje qeverisë që të ketë kujdes me Asociacionin, duke shtuar se edhe Bosnja është anëtare e OKB-ës nga 22 maji i 1992-ës dhe anëtare e Këshillit të Europës nga 24 prilli i 2002-ës.
Postimi në Facebook:
Dodik njofton se nesër do t'i propozojë ndarjen paqësore Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sa për hirë të freskimit të memories:
Bosnja është anëtare e OKB'ës nga 22 maji i 1992'ës dhe anëtare e Këshillit të Europës nga 24 prilli i 2002'ës.
Andaj kujdes me Asociacionin.
Kujtojmë, se Qeveria e enklavës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që më 23 maj, me rastin e votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të ngrenë flamujt e RS dhe simbolikisht të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj synimit të miratimit të këtij dokumenti të enjten.