Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrëmë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Po është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Qavolli.
I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.
Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.