Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar se Ibrahim Shala – Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
“I plagosuri me inicialet Jetnis Berisha që u plagos mbrëmë në Pejë është pjesëtar i FSK-së”, tha ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/23/auto_Capture1716468237.jpg)
Ndryshe, tashmë është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Pas një punë intenzive dhe një punë të plotë me krimet e rënda, personi i dyshuar është lokalizuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.
Edhe policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit.