Politologu Nexhmedin Spahiu, në emisionin “360 gradë” u shpreh se votimi i rezolutës për Srebrenicën dënon gjenoncidin dhe kjo sipas tij i krijon një disavantazh Serbisë.
“Serbia e sotme nuk është distancuar nga ajo e Millosheviçit. Ndryshe nga Gjermania e sotme e cila u distancua”, tha ai.
Gjithashtu ai komentoi edhe vizitën e Cameron në Tiranë, duke theksuar se Britani është lojtar kryesor i diplomacisë në botë.
“Britania është lojtar kryesor i diplomacisë në botë, pavarësisht se superfuqi janë SHBA, Rusi dhe Kina, në kuptimin e diplomacisë është shumë e rëndësishme. Britanikët luajnë rol kryesor në shumë situata. Hekurudha Prishtinë-Tiranë, bën fjalë për një rëndësi të madhe”, tha ai.