Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është kërcënuar nga një person.
Sipas deklaratës së Policisë, kërcënimi ka ndodhur dje dhe pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
Referuar Policisë së Kosovës, i njëjti person gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervisitmit është dërguar në mbajtje.
“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.