Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është deklaruar nëse Partia Demokratike e Kosovës do e përkrah sot Rezolutën e AAK-së, që synon shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti.
Ajo thotë se PDK do e përkrah sot këtë rezolutë.
‘’Ne si Parti Demokratike e Kosovës, e mbështesim rezolutën e AAK-së në Kuvend‘’ deklaroj ajo.
Deliu-Kodra, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se i kanë dhënë datat e tyre për zgjedhje.
‘’Ne si PDK, jemi të gatëshm për zgjedhje, i kemi dhënë data tona’’ tha shkurt deputetja Deliu-Kodra.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë Kurti.
Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.