Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia në kryeqytet.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Trasportuesi” janë shtetasit nga Kosova: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.
Sipas burimeve të gazetarit “Ora News” Edison Vatnikaj dy kushërinjtë (djem xhaxhallarësh) Blerim dhe Muhamed Krasniqi kishin detyrën për të gjetur klientë dhe për të kryer takime me personat e arrestuar.
Ndërsa Edonis Thaçi dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.