Për Ditën e Presidentit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka rikujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Ajo tha se “presidenti ynë vazhdon të përballët me gjygjin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë”.
Tutje, ajo ka thënë se luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave.
“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjygjin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë!
Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënjë qe pata lexu dikund:”Luani do të jetë gjithmonë luan, edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….”. Paq shëndeti PRESIDENT! “, ka shkruar ajo.