Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentjes Vjosa Osmani, ka uruar bashkëshorten e tij në Ditën e Presidentit. Ai shkruan në Facebook se, ndjehet plotë krenari dhe gëzim që të mbështesë bashkëshorten e tij në detyrën e Presidentes.
Sadriu shkruan se është një ditë reflektimi dhe mirënjohje për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ndërsa festojmë Ditën e Presidentes, jam i mbushur me krenari dhe gëzim të pamasë. Është një nder i jashtëzakonsh që të mbështes Vjosën në përmbushjen e detyrës së lartë të Kreut të Shtetit. Përkushtimi, vizioni dhe angazhimi i saj i palëkundur për ta bërë kombin tonë krenar janë vërtet frymëzues. Mbështetja e madhe popullore që ajo ka marrë flet shumë për lidershipin e saj të jashtëzakonshëm dhe ndikimin e veçantë që ajo ka në vendin tonë.
Sot prandaj, është një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm duke e bërë çdo moment të vlefshëm për përmirësimin e imazhit të kombit dhe shtetit tonë të dashur.
Urime Dita e Presidentes!