Policia e Kosovës njoftim urgjent për qytetarët: Shmangni kalimin në pikat kufitare me Serbinë nesër

Aktuale

Policia e Kosovës njoftim urgjent për qytetarët: Shmangni kalimin në pikat kufitare me Serbinë nesër

Më: 24 maj 2024 Në ora: 20:10
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi urgjent iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ditën e nesërme të shmangin pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe të gjejnë rrugë alternative për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Kjo thirrje vjen pasi ditën e nesërme në orën 13:00 në pikën e Jarinjës serbët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste nën moton “Kosova është Serbi”

Protesta vjen një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme në OKB, miratoi rezolutën që njeh gjenocidin e bërë nga ushtria serbe në Srebrenicë gjatë luftës.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do shprehin mbështetjen ndaj qeverisë serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat